Mbyllen pjesët e para: Prishtina në epërsi kundër Ballkanit, Feronikeli po fiton kundër Llapit
Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve që po luhen në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani është në disavantazh 1-0 si nikoqir i Prishtinës në superndeshjen e sotme, shkruan Periskopi.
Armend Thaqi ka shënuar autogol, teksa u mundua të spastronte pas një asistimi të tentuar të Besnik Krasniqit për Leonit Abazin.
Në përballjen tjetër, atë mes Feronikelit dhe Llapit, kjo e para është në avantazh 1-0, falë golit nga Albert Dabiqajt në minutën e 44-t. /Periskopi.com/