Reagimi i Mo Salahut pasi Sadio Mane humbi mundësi në sekondin e fundit kundër Arsenalit, ishte brilant
Liverpooli dhuroi paraqitje fantastike në ‘Emirates’ të shtunën mbrëma, për ta çmontuar Arsenalin 3-0.
Humbja e Chelseat më herët atë ditë, ndikoi që ‘Të Kuqtë’ t’i afroheshin në vetëm dy pikë vendit të katërt.
Dy gola nga Diogo Jota dhe një tjetër nga Mo Salah ia siguruan fitoren djelmoshave të Jurgen Kloppit në Londër, por ‘Të Kuqtë’ kanë mundur të shënojnë edhe golin e katërt në sekondat e fundit të ndeshjes, transmeton Periskopi.
Alisson Becker lansoi një top brilant për ta gjetur Salahun në sulm, i cili me mish e me shpirt u mundua ta ruante posedimin nën presionin e Gabrielit.
Pasi u lirua nga braziliani, Salah ia pasoi topin Sadio Manes, i cili pati mundësi të artë të shënonte.
Por senegalezi nuk mundi të futej në listën e realizatorëve, teksa goditja e tij u bllokua.
Pavarësisht se Liverpooli po avanconte 3-0, Salah ishte absolutisht i shkatërruar që nuk u shënua gol.
Ai vendosi duart mbi kokë para se ta hidhte vetën në fushë i frustruar, teksa pastaj dëgjohet edhe vërshëllima e fundit.
Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/
— TheFootballAddick (@FootballAddick) April 4, 2021