Bernard Challandes ditët e numëruara te Kosova, ndeshjet e marsit ishin testi final për të
Shkarkimi i Bernard Challandesit nga posti i trajnerit te Kombëtarja e Kosovës duket i paevitueshëm, shkruan Periskopi.
Pas disfatave në kualifikueset për Kupën e Botës nga Suedia dhe Spanja me rezultat 3-0 respektivisht 3-1, Federata e Futbollit të Kosovës është ngopur tashmë nga tekniku zvicëran.
Periskopi bën të ditur se këto dy përballje ishin testi final për të, andaj shkarkimi tash duket i paevitueshëm, vetëm nëse ndodhë diçka jashtë asaj të pritshmes dhe përtej planeve aktuale të organizatës më të madhe të futbollit në vend.
Pozita e teknikut zvicëran filloi të lëkundet pas disfatës nga Maqedonia e Veriut në tetor të vitit të kaluar, teksa – veç një fitoreje 1-0 kundër Moldavisë dhe një 4-0 kundër Lituanisë në miqësore – nuk ka pasur rezultate të kënaqshme.
Kujtojmë se në gusht të vitit të kaluar, Challandes nënshkroi kontratën e re me ‘Dardanët’, e cil përfundon në vitin 2022. /Periskopi.com/