Real Madridi pa probleme mposht Eibarin
Reali shënoi fitore në kuadër të xhiros së 29-të të La Ligas ndaj skuadrës së Eibar.
“Los Blancos” ishin nën kontroll gjatë gjithë ndeshjes me Eibarin që dështoi të krijojë ndonjë rast e të rrezikojë shumë portën e Courtois.
Asensio kishte shënuar një gol në min (37), por që goli u anulua nga sistemi VAR.
Asensio ishte në formë dhe shënoi prap, në min (41’) shënoi gol për ti dhënë avantazhin Realit.
Pjesa e parë përfundoi me avantazhin minimal të Realit.
Në pjesën e dytë, Reali vazhdoi dominimin. Ishte Karim Benzema i cili po përjeton formë jetësore këtë sezon.
Ai shënoi gol pas një asistimi nga Vinicius Junior në min (73’).
Rezultati përfundimtar, Real Madrid 2-0 Eibar.
Tani reali ka 63 pikë, vetëm tre pikë më pak se Atletico Madrid.