Torino-Juventus: Këto janë formacionet zyrtare
“Derby della mole” do të zhvillohet në kuadër të xhiros së 29-të të Serie A.
Në duelin e parë triumfoi Juventusi ndaj rivalit të vjetër të qytetit.
Por, me formën e fundit dhe mungesat të cilat po përballet Pirlo, ekziston hapësira për befasi.
Për Juvntusin, McKennie, Dybala dhe Arthur janë të suspenduar shkaku i thyerjes së rregullave anti-COVID-19.
Bonnucci është i infektuar me COVID-19, ndërsa Buffon mungon shkaku i kartonëve.
Demiral mungon shkaku i lëndimit. Ndërsa tek Torino, N’Koulou dhe Singo mungojnë.
Juventusit i janë ulur shanset për Scudetton, pasi qëndron 10 pikë larg Interit, ata qëndrojnë në pozitën e pestë me 55 pikë, ndërsa Torino qëndron në vendin e 17-të me 23 pikë.
Formacionet zyrtare të klubeve.
Torino: Sirigu, Izzo, Bremer, Buongiorno, Vojvoda, Mandragora, Rincón, Ansaldi, Verdi ,Belotti, Sanabria
Juventus: Szczesny, Alex Sandro, Chiellini, De Ligt, Cuadrado, Chiesa, Bentancur, Danilo, Kulusevski, Ronaldo, Morata.