Arrestohet Kobra, kjo është arsyeja
Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë Dibran Hoxhën i njohur si “Kobra”, pas një mosmarrëveshje të më hershme palët janë rrahur në mes vete në qendrën tregtare “Abi Qarshia”, ku një person ka pësuar lëndime trupore.
Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë se Prizrenit, Shaban Osmanollaj, ku njërit nga të dyshuarit në rrahje i është ofruar ndihmë mjekësore në emergjencë pranë spitalit rajonal të Prizrenit.
“Rreth orës 21:35 min. është pranuar informate se ne një lokal në një qendër tregtare ka ndodhur një rast rrahje. Patrulla policore si dhe njësit tjera i janë përgjigjur rastit ku kanë ndaluar dhe arrestuar dy të dyshuar. Dyshohet se për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme mes tyre, një i dyshuar ka kanosur të dyshuarin tjetër dhe më pas dalin nga lokali dhe rrahën mes vete ku njeri nga ata pëson lëndime trupore. Të dyshuarit i përfshirë ne rrahje i është ofruar ndihmë mjekësore në emergjencë pranë spitalit rajonal Prizren, sipas raportit mjekësorë ka lëndime të rënda trupore. Ne lidhje me ketë rast është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që dy të dyshuarit e lartcekur të ndalen në mbajtje. Rasti është nen hetime.”