Konfirmohet nga PSG: Verratti ka rezultuar pozitiv me Covid-19
Mesfushori italian, Marco Verratti është infektuar me COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi parisien përmes një postimi në rrjetin e tyre social Twitter.
Verratti ishte pjesë e Kombëtares së Italisë ku pastaj Leonardo Bonucci rezultoi pozitiv dhe klubet të cilat kishin lojtarët e tyre në Kombëtare ishin të frikuara.
Tani, PSG ka konfirmuar se Verrati ka rezultuar pozitiv dhe është në izolim.
“Pas testit të fundit të PCR-së Sars-Cov2, Marco Verratti rezultoi pozitiv”, u tha në postim.
“Prandaj ai po rezpekton të gjitha rregullat e izolimit dhe i nënshtrohet protokollit të duhur shëndetësor”, tha PSG.
Suite au dernier test PCR Sars-Cov2, Marco Verratti est confirmé positif. Il va donc respecter l’isolement et est soumis au protocole sanitaire approprié.
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) April 2, 2021