Fabrizio Romano e ka zbuluar saktësisht sa do të kushtojë transferimi i Erling Haalandit këtë verë
Matt Judge duhet të përgatisë fondet për Manchester Unitedin në mënyrë që të arrihet numri nëntë-shifrorë për transferimin e Erling Haalandit.
Të enjten, agjenti i Haalandit, Mino Raiola dhe babai i sulmuesit, Alf Inge, udhëtuan drejt Barcelonës për të zhvilluar diskutime me hierarkinë e Barcelonës, sipas ‘The Guardian’, transmeton Periskopi.
Nga aty, dyshja pastaj fluturoi drejt kryeqytetit spanjoll për të diskutuar transferimin e të riut te Real Madridi.
Gsazetari i njohur, Fabrizio Romano ka raportuar se Haaland do të kushtojë të paktën 150 milionë euro dhe ka gjasa që skandinavi të kompletojë transferimin në muajt e ardhshëm.
Në verën e vitit 2022, klauzola e tij 75-milionëshe do të aktivizohet dhe Dortmundi mund të humbas 75 milionë të tjera nëse ai nuk transferohet në afatin e ardhshëm. /Periskopi.com/