Kosova dy miqësore kundër Maqedonisë së Veriut
Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave gjatë këtij muaji do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Maqedoninë e Veriut.
Dardanet do të udhëtojnë në Shkup më 6 prill, derisa miqësoret do t’i luajnë më 8 dhe 11 prill.
Përzgjedhësja Afërdita Fazlija për këto dy miqësore do t’i ketë në dispozicion vetëm dy lojtare që luajnë jashtë, derisa pjesa tjetër e lojtarëve do të jenë nga klubet vendore.
Federata e Futbollit të Kosovës e ka bërë të ditur këtë njoftim përmes uebfaqes së tyre.