Gazeta e njohur gjermane kritikon brutalisht Rashicën: Bëri 6 mijë kilometra rrugë nëpër Evropë, pa asnjë sukses
Milot Rashica ishte pjesë e Kombëtares së Kosovës për tri sfidat e muajit mars, transmeton Insporti.
Rashica ishte pjesë e “Dardanëve” në fitoren miqësore ndaj Lituanisë, pastaj edhe në dy humbjet në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, ndaj Suedisë dhe Spanjës.
Gazeta e njohur gjermane, ‘Deichstube’, kritikoi paraqitjet e Rashicës për Kombëtaren e Kosovës, duke thënë se nuk bëri asgjë, përveç një asistimi në fitoren e thellë ndaj Lituanisë.
“Nga Bremen në Prishtinë, nga Prishtina në Sevilla të Spanjës dhe nga Sevilla në Bremen – Rashica ka bërë rrugë 6 mijë kilometra nëpër Europë, por s’pati asnjë arritje. Ai bëri një asist në fitoren e Kosovës ndaj Lituanisë, përndryshe s’bëri asgjë. Në të gjitha ndeshjet, ai u zëvendësua pas minutës së 70’të”, shkruhet në gazetën gjermane.
Milot Rashica nuk ka shënuar gol për klub apo kombëtare, që nga gushti i vitit 2020.