Pamjet nga vendimet e gjyqtarit serb pas të cilave u dënua me 15 muaj burgim

Pamjet nga vendimet e gjyqtarit serb pas të cilave u dënua me 15 muaj burgim

Të qenurit gjyqtar është punë për të cilën nuk falënderohesh kurrë.

Askush nuk lavdëron një gjyqtar kur ai merr vendime të mira. Kjo pritet nga ta.

Por një gabim dhe e pësojnë keq, me abuzime e kritka për ditë të tëra, transmeton Periskopi.

Në teori, puna e tyre është lehtësuar pas implementimit të VAR. Por duket se kjo vetëm sa e ka komplikuar çështjen, pasi vendimet e kësaj teknologjie po shkaktojnë situata kontraverse vazhdimisht.

p1f28ijcu9v0n1777b4q13cd27pj.jpg

Derisa fansat në Angli nuk hezitojnë të kritikojnë gabimet e pritshme nga Mike Dean dhe Martin Atkinson, ata duhet të jenë falënderues që nuk kanë punë me gjyqtarin serb, Srdjan Obradovic.

Obradovic është dënuar me 15 muaj burg dhe pezullim 10-vjeçar nga referimi për parqitjen e tij gjatë ndeshjes mes Spartak Suboticas dhe Radnicki Nis në ligën serbe më 2018. Ishte një ndeshje që ka mundur ta përcaktonte kualifikimin në Europa League, kështu që ishte ndeshje shumë e rëndësishme.

Por krejt biseda ishte rreth Obradovicit pas dy penalltive të dhëna për Suboticën gjatë ndeshjes, ku gjithashtu përjashtoi edhe një lojtar të Nisit. Dy penallti u konvertuan dhe nikoqirët triumfuan 2-0.

Tani, gjyqtari është dënuar nga departamenti i anti-korrupsionit në Gjykatën Supreme të Novi Sadit. Sipas gazetës serbe ‘Tajnug’, ai është dënuar me 15 muaj burg dhe është pezulluar për një dekadë nga aktiviteti si gjyqtar në Federatën Serbe të Futbollit.

Më poshtë, përmbledhja e ndeshjes në fjalë dhe vendimeve kontraverse të gjyqtarit. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: