Haaland në Barcelonë: Babai i tij, agjenti Raiola dhe stafi i presidentit Laporta takohen
Gara për të nënshkruar me Erlind Haalandin – e lindur në Leeds – po bëhet gjithnjë e më e ashpër, por edhe më konkrete.
Ka pasur shumë raportime se 20 vjeçari norvegjez mund të linte Borussia Dortmundin këtë verë.
Çdo klub në botë do të donte të nënshkruante me të, por vetëm pak klube mund t’i përballojnë kërkesat e tij financiare, shkruan GMS, përkthen Periskopi.
Dhe, duket se Barcelona ka bërë hapin e parë në këtë drejtim.
Sipas shumë raportimeve që janë konfirmuar nga Fabrizio Romano, babai i Haalandin [një ish futbollist i Leedsit] dhe agjenti Mino Raiola janë takuar në aeroportin e Barclonës të enjten në mëngjes. Më pas, ata u morën nga një anëtar i stafit të Joan Laportas, presidentit të Barcelonës.
Ky është padyshim një lajm i madh për të gjithë tifozët e këtij klubi që ka rënë në krizë të thellë./Periskopi