SA-KEQ: Samir Ujkani dëgjohet derisa i thotë dikujt se “Spanja na hupi topin”
Portieri i kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, duket se do ta mbajë mend gjatë ndeshjen e mbrëmshme kundër Spanjës.
Gazetari i Periskopit Burim Pacolli që ka udhëtuar bashkë me ekipin kombëtar drejt Spanjës, ka dëgjuar atë derisa thurte elozhe për ekipin kombëtar të Spanjës.
“Kena lujtë me Anglinë, Kroacinë, po Spanja krejt tjetër nivel. Ta hupshin topin,” – kishte rrëfyer ai çiltërisht pas ndeshjes në aeroportin e Sevijës në pritje për t’u kthyer në Prishtinë.
Ujkani bëri një paraqitje deridiku solide në ndeshjen e mbrëmshme dhe mund të thuhet se pati faj vetëm për golin e tretë të pësuar, pasi nuk koordinoi mirë mbrojtësit në rivënien nga këndi të spanjollëve. Gerard Moreno, një futbollist jo shtat-gjatë kishte shënuar për ta lënë pa gjasa.
Kosova kishte pasur vetëm rreth 25 për qind të posedimit të topit, ndërsa Spanja kishte pasur 75 sosh.
Në ndeshjen me Kroacinë, Samir Ujkani kishte pësuar gjashtë gola.
Në ndeshjen me Anglinë, Aro Muric kishte pësuar pesë gola por kishte mbrojtur një penalti. /Periskopi