Amatorizmi: Trajneri i Kosovës, Challandes, punon edhe diçka tjetër në Zvicër
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, duket se as që po e ndjen presionin pas rezultateve zhgënjyese të vitit të fundit. Ai paguhet për punën në Kombëtaren e Kosovës plot 300 mijë franga në vit. E megjithatë, kjo nuk është puna e tij e vetme.
Paga e trajnerit të Kosovës është në nivel të njëjtë me atë të trajnerit të Zvicrës, Vladimir Petkoviqit.
Por, ‘sukseset’ e Challandes te Kosova as që mund të krahasohen me ato të Igor Angelovskit të Maqedonisë së Veriut, i cili e ka kualifikuar këtë kombëtare për në Euro 2020, dhe mbrëmë e mposhtë 2-1 Gjermaninë midis Gjermanisë.
I pyetur për pagesën, trajneri i Kosovës ishte shprehur si vijon: “Unë nuk ankohem. Krahasuar me standardin e jetës së vendit, shpërblehem po aq sa Petkoviqi. Ngjashëm si në Armeni, as këtu nuk ka kurrë vonesa në pagë”.
Po ashtu, z. Challandes ka marrë edhe bonuse nga Qeveria e Kosovës për triumfin në Ligën e Kombeve, edhe pse Kosova bënte pjesë në grupin më të dobët, atë D.
Sidoqoftë, pavarësisht rrogës së majme, Challandesit i është lejuar që të mbajë edhe një punë të dytë siç kishte raportuar Periskopi qysh në vitin 2018.
Ai vazhdon të jetë agjent i talenteve te klubi i mirënjohur zviceran Basel, dhe besohet se ka qenë vendimtar në huazimin e Edon Zhegrovës nga Genku në këtë klub në janar të këtij viti.
Nuk dihet paga e z. Challandes te ekipi i njohur zviceran. /Periskopi