U KRY: A po paralajmëron largimin nga kombëtarja lojëtari i Kosovës?

U KRY: A po paralajmëron largimin nga kombëtarja lojëtari i Kosovës?

Humbja nga Suedia dhe Spanja në dy ndeshjet e para të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror “Katar 2022” ka lënë shije të hidhur brenda ekipit të Kombëtares së Kosovës.

E këto dy disfata radhazi si dhe mos paraqitja për asnjë minutë në fushë duke se e ka prekur edhe më shumë mbrojtësin e Kosovës Learta Paqarada, përcjellë KosovaPress.

Madje, trajneri Bernard Challandes nuk e inkuadroi Paqaradan në lojë as në ndeshje miqësore kundër Lituanisë e zhvilluar në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Pas ndeshjes me Spanjën, Paqarada ka lënë të kuptohet se mund ta braktisë Kombëtaren e Kosovës pasi ka bërë një postim në rrjetin social “Facebook” ku ka shkruar “Done” që në përkthimin shqip do të thotë “U krye”

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi përfundimtar i tij.

Shpërndaje në: