Të mos lash dhëmbët, edhe vetëm për një ditë, mund të jetë një gabim i madh: Ja pse!

Të mos lash dhëmbët, edhe vetëm për një ditë, mund të jetë një gabim i madh: Ja pse!

Një studim i fundi zbuloi se nëse kalon qoftë edhe një ditë pa larë dhëmbët, kjo do ndikojë dukshëm në shëndetin oral. Studimi konfirmon atë që Shoqata Amerikane e Stomatologjisë e ka sugjeruar prej vitesh: Në një gojë të shëndetshme, bakteret e mira i mbajnë bakteret e këqija në linjë.

“Megjithatë, bakteret e këqija fillojnë t’i mposhtin të mirat çuditërisht shpejt. Pllaka që shkakton gingivitin mund të grumbullohet dhe të bëhet shkatërruese brenda 4-12 orë pas larjes”, shprehet mjeku Peter Vanstrom.

Po çfarë bëjnë saktësisht këto baktere të këqija? Ajo që ndodh është që bakteret e këqija fillojnë të duken më shumë në gojën tuaj dhe të “hanë” mbetjet e ushqimit dhe mbeturinat që kanë mbetur në gojë për shkak të mos pastrimit të dhëmbëve. Bakteret gjithashtu lëshojnë acide që rrisin prishjen e dhëmbëve dhe mund të shkaktojnë sëmundje të mishit të dhëmbëve, nëse nuk i lani ato për një kohë të gjatë.

Lajmi i mirë është se grumbullimi që krijohet mund të hiqet lehtësisht me pastrimin e duhur të dhëmbëve. Stomatologët rekomandojnë pastrimin me furçë dy herë në ditë, por edhe përdorimin e fillit dentar gjatë vakteve.

Nëse e gjeni veten diku pa furçë dhëmbësh? Dr. Vanstrom thotë se kur harron të marrë furçën e dhëmbëve me vete, ai i luan duart mirë dhe përdor gishtin për të pastruar dhëmbët. Më pas shpëlahet me gargarë.

Nëse e dini se, për arsye të caktuara, do të kaloni ca kohë pa i larë dhëmbët, mjekët sugjerojnë të hani perime, të shmangni sheqerin dhe të shijoni pak djathë sepse ndihmon gojën tuaj të prodhojë pështymë, e cila ndihmon në parandalimin e kaviteteve. Çamçakëzi pa sheqer është një tjetër mundësi që ndihmon në rritjen e prodhimit të pështymës. Por mos harroni: Asgjë nuk e zëvendëson një furçë të mirë dhëmbësh.

Burimi: Well&Good

Shpërndaje në: