Ramos pas ndeshjes: E rëndësishme ishte fitorja ndaj Kosovës

Ramos pas ndeshjes: E rëndësishme ishte fitorja ndaj Kosovës

Trajneri spanjoll, Luis Enrique vendosi që të linte Sergio Ramosin në stol për ndeshjen e mbrëmshme të Spanjës kundër Kosovës, me kapitenin e La Rojas që erdhi vetëm si zëvendësim në minutën e 86-të.

Ishte një debat i përhapur në Spanjë pasi Ramos luajti 45 minutat e para kundër Greqisë para se të zëvendësohej pranë rezultatit 1:0, por La Roja vazhdoi të barazojë 1:1 pa kapitenin e tyre në fushë.

“Është gjithmonë e rëndësishme që të luajmë ndeshje dhe të arrijmë objektivin tonë, që ishte të shtonim këto tre pikë. Qoftë një minutë, një lojë e tërë, gjysmë ndeshje, nuk është vendimi im, është i trajnerit.

Gjëja e rëndësishme ishte të luajmë dhe të kontribuojmë diçka dhe të arrijmë objektivin që, pas atij barazimi kundër Greqisë, ishte e rëndësishme të fitonim në rrugën drejt Kupës së Botës”, ka thënë Ramos pas ndeshjes.

Shpërndaje në: