Ujkani: “Nuk mujm me menu me fitu ndaj Spanjës, veç me zane naj pikë si Greqia”

Ujkani: “Nuk mujm me menu me fitu ndaj Spanjës, veç me zane naj pikë si Greqia”

Kosova sonte zhvilloi duelin e dytë të grupit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, ku u mposht me rezultat 3:1 në udhëtim te Spanja.

Pas takmit, në një prononcim për SSK, ka folur i shumëkritikuari, Samir Ujkani, i cili sonte pati një paraqitje dinjitoze.

“Besoj se kena luftu me njani tjetrin, Spanja është prej ekipeve ma të mira në botë. Besoj se kena provu me luftu, me i kriju do shansea të vogla, me këtë mentalitet u kane normale që kena me hek”

“Duhet me provu me lujt, me luftu si sot, besoj që kena mujt me i nal edhe kena shku me i nal”

“Na e shohim Spanjën si kokurrencë, s’mujm me menu me fitu ndaj Spanjës, veç me zane naj pikë si Greqia”, tha Ujkani.

Ndryshe, Furia e kuqe tashmë ka fituar tri prej pesë ndeshjeve të fundit në të gjitha garat, duke e humbur një dhe duke barazuar në dy të tjera.

Verdhekaltrit, në anën tjetër, i kanë humbur katër prej pesë ndeshjeve të fundit.

Derisa Spanja përjetoi barazim zhgënjyes 1:1 me Greqinë në ndeshjen e saj hapëse në kualifikime për Botërorin e Katarit para se ta mposhte Gjeorgjinë me zor në ndeshjen pasuese, Kosova u mposht bindshëm 3:0 nga Suedia në ndeshjen e saj hapëse në Prishtinë.

Shpërndaje në: