Berisha dhe Celina nuk janë pozitivë me koronavirus – Tjetër trillim i mediave spanjolle
Mediat spanjolle kanë raportuar sot se Valon Berisha dhe Bersant Celina kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Por, gazetari i Periskopit që ka udhëtuar me ekipin kombëtar në Spanjë thotë se ky është lajm i pavërtetë.
Spanja luan kundër Kosovës në kuadër të Kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”. Mediat spanjolle nuk kanë respektuar Kombëtaren tonë në vazhdimësi, edhe për shkak të qëndrimit të shtetit spanjoll kundër njohjes së pavarësisë tonë.
Gazeta spanjolle “AS” shkruan se Valon Berisha dhe Bersant Celina nuk do të luajnë fare sonte për shkak në testet për koronavirus rezultuan pozitivë.
Ky lajm për fat të keq u përcoll te lexuesit edhe nga gazetat kosovare.
Por, Periskopi demanton raportimet e tilla. /Periskopi