Si të pastroni xhamin e ngrirë të veturës

Si të pastroni xhamin e ngrirë të veturës

Ka nga ata që përdorin kartat e bankave për të hequr akullin, apo i hedhin ujë të nxehtë makinës, por këto metoda dëmtojnë mjetin tuaj.

Është tamam koha për të mësuar se si të pastrojmë pa patur dëme në mjet.

Përzieni ujë me një lugë çaji kripë, para se ta hidhni mbi zonën e ngrirë. Gjithashtu përzjeni tre pjesë uthull me një pjesë ujë për të shkrirë akullin. Kjo funksionon në pak sekonda.

Nuk është e këshillueshme të hidhni ujë të nxehtë në dritaret e mjetit kur temperaturat jashtë janë shumë të ftohta. Kjo mund të sillte një krisje të xhamit. Gjithashtu mos përdorni sende të ashpra për të mos gërvishtur xhamat.

 

 

Shpërndaje në: