Lojtarët e Kombëtares në ‘depresion’: Gazetari i Periskopit nga Spanja tregon disa prapaskena
Lojtarët e Kombëtares së Kosovës duket se e kanë marrë shumë afër zemrës humbjen kundër Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Gazetari i Periskopit, Burim Pacolli, që ka udhëtuar me ekipin kombëtar në Spanjë ka treguar disa prapaskena.
Ai ka deklaruar se zhgënjimi i futbollistëve për shkak të humbjes nga Suedia “vërehej qartë”.
“Ata qendronin te heshtur dhe nuk degjoheshin zera nga pjesa e prapme avionit.” – ka thënë z. Pacolli.
Ai ka treguar edhe një rast të sikletshme me Valon Berishën.
Një gazetar iu kishte drejtuar atij me sarkazmë “Ki me ngreh zhag Sergio Busquetsin”, pas të cilit koment mesfushori kosovar vetëm kishte pasur një buqëeshje të theksuar.
Edhe trajneri Challandes sipas gazetarit të Periskopit ka një diponim jo të mirë.
Statusi i plotë:
Udhetimi drejt Sevillas ishte eksperience ne vete. Verehej qarte zhgenjimi i futbollisteve pas humbjes kunder Suedise. Ata qendronin te heshtur dhe nuk degjoheshin zera nga pjesa e prapme avionit, aty ku ne gazetaret nuk kishim çasje, pasi avioni ishte i ndare, teksa sigurimi qendronte ne mes dhe nuk lejonte gazetaret te kalonin pertej pjeses ku u lejohej.
Challandes ishte i ulur me menaxherin e Kombetares dhe nuk fliste pothuajse fare, veç ndonje bashkebisedimi te shkurter aty-ketu.
Tjeter, Valon Berisha u pergjigj me nje buzeqeshje te theksuar kur nje nga gazetaret iu drejtua me fjalet ‘ki me ngreh zhag Sergio Busquetsin’.
Milot Rashica ishte i heshtur dhe nuk jepte asnje emocion. Kur iu kerkua te bente foto me nje nga gazetaret, ai mbajti qendrimin e njejte, pa folur asnje fjale dhe pozoi i paimpresionuar.
Vedat Muriqi ishte i hapur per komente. Kur dikush iu drejtua me ‘Forca Vedat’, ai u pergjigj me ‘faleminderit shume’ dhe nuk e pati problem te bente foto me kedo qe i kerkonte.