Pamje: Kombëtarja e Kosovës mbrrinë në Spanjë
Kombëtarja e Kosovës para pak çasteve ka mbërritur në Spanjë, ku pritet të zhvillojë ndeshjen e radhës.
Gazetari i Periskopit, i cili ka udhëtuar në Spanjë për këtë ndeshje, ka dërguar pamjet e para të arritjes së lojtarëve të Kosovës në aeroportin e Sevillas.
Pas humbjes ndaj Suedisë, kjo ndeshje do jetë vërtetë e rëndësishme për “Dardanët” që ëndërrojnë kualifikimin në Kupën e Botës.
Ndërkohë, kujtojmë se në grupin B ndodhen edhe Greqia dhe Gjeorgjia./Periskopi/