Trajneri i Spanjës nuk përmbahet: Nuk e fsheh frikën nga Kosova për ndeshjen e 31 marsit

Trajneri i Spanjës nuk përmbahet: Nuk e fsheh frikën nga Kosova për ndeshjen e 31 marsit

Spanja nuk e ka nisur aq mirë sa është pritur kampanjën Kualifikuese për Botërorin “Katari 2022”. Dhe, trajneri Luis Enrique ka shprehur shqetësime serioze për ndeshjen e së mërkurës kundër Kosovës.

Luis Enrique brenda një paragrafi të vetëm ka përmendur tri herë se është “shumë i brengosur” për ndeshjen kundër Kosovës që zhvillohet në Sevillë.

Ish ylli i Barcelonës dhe Real Madridit megjithatë në një fjali nënçmoi Kosovën derisa tha se Spanja e tij po vuante më shumë kundër “këtyre ekipeve” duke e futur Kosovën në një thes me Gjeorgjinë, shkruan Periskopi.

“Jam shumë i brengosur për ndeshjen [me Kosovën], shumë i brengosur. Nëse na mungon freskia dhe kondicioni fizik… por Spanja nuk guxon të mungojë në Kampionatin e ardhshëm Botëror. Ne po vuajmë më shumë kundër këtyre ekipeve [si Kosova] se kundër Zvicrës apo Gjermanisë. Jam më shumë se i brengosur për ndeshjen e fundit (kundër Kosovës)”, tha Enrique.

Spanja në ndeshjen e parë barazoi 1 me 1 me Greqinë, ndërsa në ndeshjen e dytë fitoi me shumë vështirësi 2-1 ndaj Gjeorgjisë në Tbilisi.

Kosova mbrëmë e humbi rastin që t’i niste mbarë kualifikimet pasi humbi me rezultat tmerrues 0-3 nga Suedia mediokre. /Periskopi

Shpërndaje në: