Roberti flet për Tunën dhe Patrisin: Puna ishte me mamin tim, nuk kam dashur t’ia prish tymin e duhanit
Robert Berisha ka folur për raportet me vëllain e tij, Patrisin pas ‘konfliktit‘ që kishte me gruan e tij, Altuna Sejdi.
I pyetur nëse me vëllain e tij ka pasur ndonjëherë konflikt “për para apo për gra“, Roberti ka thënë se nuk ka pasur probleme të tilla me vëllain e tij.
“Të them të drejtën as për para e as për gra, nuk kam pasur ndonjëherë konflikt me vëllain tim. Ajo që ka ndodhur në atë kohë, po e them këtu për herë të parë, ka qenë puna e mamit tim. Jo vëllau, po kushdo me qenë, edhe vajza ime që e dua më së shumti në botë, kur është problemi në raport me mamin tim e cila tash nuk është gjallë, por sa ka qenë nuk kam pasur qef t’ia prishë askush tymin e duhanit“, ka thënë Robert në Top Channel, përcjell Periskopi.
Ai ka thënë se ka pasur një lidhje të veçantë me nënën e tij e cila nuk ka shumë kohë që ka ndërruar jetë. /Periskopi