Lindelof: Kosova po bën mjaft mirë, përkundër që është formuar qe pesë vite
Mbrojtësi i skuadrës së Suedisë në futboll, Victor Lindelof, e ka vlerësuar lart performancën e kombëtares së Kosovës.
Lindelof, në një prononcim pas ndeshjes Kosovë-Suedi, e cila mbaroi me rezultat 0-3 në të mirë të Suedisë, deklaroi se përkundër se Kosova është formuar si kombëtare që pesë vite, ajo po përformon mirë.
“E di që pesë vite më parë ky ekip është bashkuar, për ata të luajnë kështu është e mrekullueshme”, deklaroi ai.
Tutje, ai tregoi se edhe i njeh disa pjesëtar të seleksionueses së Kosovës në futboll.
“I njoh disa prej tyre. Kam luajtur me Arbrin me të, ata po bëjnë mjaft mirë”, deklaroi tutje mbrojtësi i Manchester United.