Kosova plogësht kundër Suedisë, mposhtet bindshëm

Kosova plogësht kundër Suedisë, mposhtet bindshëm

Kombëtarja e Kosovës ka regjistruar një disfatë të rëndë, 3-0, si nikoqire e Suedisë në ‘Fadil Vokrri’ në ndeshjen e vlefshme për Grupin B të kualifikueseve për Kupën e Botës, shkruan Periskopi.

Augustinsson shënoi për 1-0 në minutën e 12-të, pas një gabimi nga mbrojtja dhe portieri Samir Ujkani.

Për 2-0 realizoi Isak në minutën e 35-të, para se Larsson t’ia jepte goditjen e fundit Kosovës me një gol nga penalltia në minutën e 70-të.

Deri në fund, i inkuadruari në pjesën e dytë, Bernard Berisha u përjashtua me të kuq.

Kosova, më 31 mars, luan kundër Spanjës në ‘La Cartuja’ të Sevillës. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: