Suedia vazhdon me gola kundër Kosovës, shënon edhe golin e tretë nga penalltia
Kombëtarja e Suedisë ka shënuar edhe golin e tretë dhe tash po avancon 3-0 kundër Kosovës në ‘Fadil Vokrri’, shkruan Periskopi.
Milot Rashica luajti me dorë duke u munduar të mbrohet nga një këndore në zonë, me gjyqtarin që nuk hezitoi dhe akordoi penallti.
Samir Ujkani qëlloi krahun ku do të gjuante Sebastian Larsson, por nuk arriti ta ndalë goditjen fatkeqësisht – minuta 70-të. /Periskopi.com/