Kosova e dobët në mbrojtje, luajti mirë në sulm por po mposhtet 2-0 nga Suedia

Kosova e dobët në mbrojtje, luajti mirë në sulm por po mposhtet 2-0 nga Suedia

Kombëtarja e Kosovës në futboll e ka mbyllur pjesën e parë në disavantazh 2-0 kundër Suedisë në ‘Fadil Vokrri’, e vlefshme për kualifikueset në Grupin B.

‘Dardanët’ luajtën mirë në sulm dhe me pak më shumë precizitet nga Vedat Muriqi, do të mund edhe të shënonin herët në pjesën e parë, shkruan Periskopi.

Mirëpo, suedezët në vazhdim u treguan më krucial para portës duke i shfrytëzuar rastet e veta, teksa kaluan në epërsi fillimisht në minutën e 12-të përmes Augustinsson, pas një gabimi në dalje nga Samir Ujkani dhe hutie në mbrojtje,

Për 2-0 realizoi Isak në minutën e 35-të dhe kaq për pjesën e parë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: