Shqipëria u detyrua ta heq foton e Adem Jasharit nga tribuna, UEFA kërcënoi me anulim të ndeshjes nëse nuk hiqet
Një fotografi e komandantit legjendar Adem Jashari është hequr nga tribuna e stadiumit “Air Albania” në Tiranë, e cila ishte vendosur para fillimit të ndeshjes Shqipëri-Angli.
Shqipëria është duke e humbur 1:0 ndeshjen kundër Anglisë, që është duke u zhvilluar momentalisht në kryeqytetin shqiptar.
Fotografia e heroit të luftës së fundit në Kosovë ishte vendosur nga tifozët kuqezi para takimit.
Ajo ishte vendosur pranë disa figurave të tjera, të cilat nuk janë prekur për dallim nga fotografia e Adem Jasharit.
Thuhet se delegatët e UEFA-s intervenuan për ta hequr atë nga tribuna, teksa u rrezikua edhe ndeshja nëse nuk do të hiqej.