Skitari Albin Tahiri, kualifikohet për në Olimpiadë në disiplinën e Kombinimit Alpik

Skitari Albin Tahiri, kualifikohet për në Olimpiadë në disiplinën e Kombinimit Alpik

Skitari kosovar, Albin Tahiri, ka arritur normën olimpike për tu paraqitur në Pekin 2022 edhe në një disiplinë tjetër.

Albin Tahiri sot morri pjesë në garën ndërkombëtare të FIS-it në Tarvisios në Itali në disiplinën e Kombinimit Alpik.

Albini në garën e parë doli i 28-ti me radhë me 133.05 pikë të FIS-it dhe në garën e dytë doli i 36-ti me 137.80 pikë të FIS-it, rezultate këto të cilat e kualifikojnë automatikisht për Olimpiadë Pekin 2022 edhe për një disiplinë më shumë, atë të Kombinimit Alpik.

Më parë, Tahiri arriti të dalë i 20-të në disiplinën e sllallomit të madh, por që ende nuk ka përmbushur normën olimpike për atë disiplinë.

 

Shpërndaje në: