Sevdai Radogoshi kujton takimin e fundit me Cimën: Këtu e përfundove edhe performancën tënde
Aktorin e ndjerë sërish e ka kujtuar kolegu dhe shoku i tij Sevdai Radogoshi-Qumili.
Përmes një fotografie të publikuar ai zbuloi momentin e fundit të takimit me të në skenë.
“Për herë të fundit u takuam, për herë të fundit u fotografuam, këtu e përfundove performancën”, ka shkruar Sevdai Radogoshi-Qumili në fotografinë që ka postuar.
“I lehtë të qoftë dheu i Kosovës, mbret. Lavdi punës tënde”, ka shkruar ndër të tjera Radogoshi.
Rikujtojmë se, Rasim Thaçi-Cima vdiq të premten (26 mars) nga COVID-19, teksa po qëndronte prej ditësh i shtrirë në spital.
Ai ka lënë pas një karriere të bujshme profesionale si aktor, për të mos harruar kontributin e tij si profesor e futbollist vite më parë.