Loriana Kuka mposhtet nga Inbar Lanir
Loriana Kuka u ndesh me izraeliten, Inbar Lanir në kuadër të Grand Slamit të Tblisit.
Kuka kishte humbur raundin e parë nga Lanir, por në raundin e dytë ajo vazhdoi të luftojë, shkruan lajmi.net.
Megjithatë, Loriana humbi duelin me IPPON nga izraelitja.
Loriana humbi duelin në raundin e parë, pati mundësi të rikthehej në të dytin, pasi Lanir kishte një karton të verdhë, por Kuka nuk ia doli këtë herë.
Tani Lanir vazhdon në gjysmëfinale në kategorinë -78 kg.