Andy Ruiz Jr po duket seriozisht i rrezikshëm në pamjet e fundit nga seanca stërvitore

Andy Ruiz Jr po duket seriozisht i rrezikshëm në pamjet e fundit nga seanca stërvitore

Dy vite nga fitorja sensacionale kundër Anthony Joshuas, Andy Ruiz Jr po duket në formën më të mirë të mundshme fizike para rikthimit në ring.

Ruiz Jr shokoi botën e boksit me një fitore kundër të gjitha gjasave, teksa e nokautoi AJ në qershor të vitit 2019, për t’i fituar titujt ëBA, IBF dhe ëBO, transmeton Periskopi.

Mirëpo, dieta e dobët dhe mungesa e përgatitjeve ndikoi që ai t’ia kthente titujt Joshuas gjashtë muaj më vonë në Arabinë Saudite.

p1f1n6pqfn1eqmn4sqn4gbpsagb.jpg

Ruiz Jr është i vendosur ta dëshmojë se fitorja kundër AJ nuk ishte e rastësishme. Talljet me të dhe peshën e tij, gjithashtu për faktin se ai u desh t’i dorëzonte menjëherë titujt për të cilat punoi aq shumë, rezultoi me depresion te Ruiz Jr, i cili shtoi edhe më shumë peshë.

Që nga atëherë, dhe pa asnjë mec tjetër që prej humbjes kundër Joshuas në 2019-tën e vonshme, Ruiz Jr është stërvitur nga trajneri, Eddy Reyonso, i cili është trajneri i Canelo Alvarezit. Rezultati është i qartë të shikohet.

Ruiz Jr ka treguar fizikun dhe transformimin e tij të jashtëzakonshëm së fundmi, pas një rutine të përmirësuar të stërvitjeve, derisa po përgatitet për mecin kundër Chris Arreola më 1 maj. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: