Trajneri i Suedisë e di se Kosova nuk është Gjeorgji: Duhet të luajmë më mirë nëse duam të fitojmë

Trajneri i Suedisë e di se Kosova nuk është Gjeorgji: Duhet të luajmë më mirë nëse duam të fitojmë

Selektori suedez, Janne Andersson ka folur në konferencën për shtyp.

Andersson është shprehur se skuadra suedeze duhet të jetë e kujdesshme për ndeshjen me Kosovën.

“Do të jetë ndeshje e rëndë, Kosova ka lojtarë të mirë dhe të shpejtë dhe duhet të luajmë më mirë sesa kemi luajtur para disa ditësh në mënyrë që të marrim rezultat”, tha ai.

Të enjtën, suedezët luajtën kundër Gjeorgjisë si nikoqirë, të cilën mezi e mposhtën me rezultat minimal 1-0, shkruan Periskopi.

Andersson u pyet për pikën më të fortë të Kosovës.

“Nuk mendoj për këtë, nuk mendoj për dobësitë, ata kanë lojtarë të mirë dhe të shpejtë, rëndësi për ne është që duhet të jemi të fortë në mbrojtje dhe të shfrytëzojmë rastet”, tha Andersson.

Shpërndaje në: