Trajneri i Suedisë i zhgënjyer me Arbër Zenelin: Fatkeqësisht zgjodhi Kosovën

Trajneri i Suedisë i zhgënjyer me Arbër Zenelin: Fatkeqësisht zgjodhi Kosovën

Ndeshja e parë e “Dardanëve” do të jetë ajo kundër Suedisë e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” nesër mbrëma, shkruan Insporti.

Para përballjes së nesërme, trajneri i “Nordikëve”, Anderson po mbanë konferencë për media.

Trajneri i Suedisë, Janne Andersson foli për Arbër Zenelin, që dikur ishte pjesë e grupmoshave të reja të Suedisë.

“Prej se ka vendos Arbëri që të luajë për Kosovën nuk e kam shikuar më në atë mënyrë, natyrisht është një lojtar i mirë.  Fatkeqësisht për ne ka marrë atë vendim. Ky është njëri ndër ata lojtarët e mirë dhe të shpejtë, kam edhe shumë lojtarë të tjerë që mund t’i përzgjedh të luajë për Suedinë”, tha Anderrsson.

Shpërndaje në: