Përgjigja interesante e Arbër Zenelit kur u pyet ‘a feston nëse shënon kundër Suedisë’: Te kqyrim

Përgjigja interesante e Arbër Zenelit kur u pyet ‘a feston nëse shënon kundër Suedisë’: Te kqyrim

Arbër Zeneli refuzoi të jepte një përgjigje të prerë kur u pyet nëse do të festojë në rast se shënon gol kundër Suedisë të dielën mbrëma në ‘Fadil Vokrri’.

‘Dardanët’ presin suedezët nesër me fillim nga ora 20:45, në ndeshjen e vlefshme për Grupin B, të kualifikueseve për Kupën e Botës, shkruan Periskopi.

Para ndeshjes në konferencë për shtyp, Arbër Zeneli u pyet nëse feston nëse qëllon rrjetën kundër Kombëtares të cilën e kishte përfaqësuar për grupmoshat e reja dikur.

“Është një ndeshje speciale, sepse kam lujtë për Suedinë prej që 15 vjet, dhe më ka ndihmu me u bë lojtari që jam sot, e kom prit këtë ndeshje, po na shkojna për 3 poena, ama te kqyrim”, përfundoi Zeneli.

Mëtej, ai foli edhe për Zlatan Ibrahimovicin dhe përballjen me të.

“Mund të them se janë ndjenjë të përziera është kënaqësi që do ta takojë Zlatanin, një lojtar si Zlatani i ka hapur dyert drejt suksesit, si kundërshtar nuk jam i lumtur që të luaj kundër një lojtari si Zlatani, edhe pse ai është 39 vjeç. Është ndjenjë e mirë të luaj kundër idhullit tim”, përfundoi 26-vjecari. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: