Challandes bën mirë ta ketë planin për ta ndalur: Ajo që bëri para tre ditësh me Suedinë është thjesht brilante
Kombëtarja e Suedisë tashmë ka ateruar në Prishtinë, para ndeshjes që e zhvillon nesër kundër Kosovës ‘Dardane’ në ‘Fadil Vokrri’.
Takimi luhet në kuadër të Grupit B kualifikues për Kupën e Botës, të dielën me fillim nga ora 20:45, shkruan Periskopi.
Pjesë e kontigjentit të futbollistëve të Suedisë për këtë ndeshje është edhe i rikthyeri nga pensionimi me Kombëtaren, Zlatan Ibrahimovic.
Ibracadabra sigurisht do të startojë kundër Kosovës, derisa ai ishte krucial për Kombëtaren e tij në ndeshjen tjetër të grupit, kundër Gjeorgjisë, duke asistuar në fitoren 1-0 të skandinavëve.
Ai pranoi për mrekulli një krosim në zonë dhe, i rrethuar nga tre mbrojtës, arriti që me lehtësi të frikshme ta bënte atë që do ta shihni më poshtë.
Viktor Claesson with the goal and Zlatan Ibrahimovic with the assist against Georgia! pic.twitter.com/U63EatGM9l
— ?? (@SwedeStats) March 25, 2021
Bernard Challandes bën mirë ta ketë planin konkret për ta ndalur atë. /Periskopi.com/