Zlatan Ibrahimovic bëri këtë postim në rrjetet sociale pasi ateroi në Prishtinë: Unë jam Zlatan
Kombëtarja e Suedisë, së bashku me Zlatan Ibrahimovicin, ateroi në aeroportin ‘Adem Jashari’ sot rreth orës 13:00.
Suedezët ndeshen nesër me fillim nga ora 20:45 me Kosovën, në ndeshjen e vlefshme për Grupin B, të kualifikueseve për Kupën e Botës, shkruan Periskopi.
Përndryshe, Suedia zhvillon një stërvitje sot nga ora 17:30 në ‘Fadil Vokrri’, derisa mban konferencë për shtyp nga ora 18:40.
Ibrahimovic, pasi ka ateruar në ‘Adem Jashari’ ka bërë një postim tipik të tij, me një ton arrogance karizmatike.
Duke reklamuar televizorin që ia dhuroi marka ‘Samsung’, i cili shfrytëzohet në ambientet e jashtme, ai shkroi:
”Unë jam Zlatan, sigurisht se marr televizorin e parë që përdoret jashtë.”
Shikoni postimin më poshtë. /Periskopi.com/