Albin Tahiri zë vend pretmues në garën e Tarvisios, afër normës olimpike Pekini 2022

Albin Tahiri zë vend pretmues në garën e Tarvisios, afër normës olimpike Pekini 2022

Skitari kosovar, Albin Tahiri, ka zënë vendin e 21-të në garën e Tarvisios së Italisë, disiplina e super sllallomit të madh.

Tahiri përfundoi të dyja lëshimet me kohë 1:11.14 minuta. Në lëshimin e parë doli i 20-ti, ndërsa në të dytin bëri një gabim që e la prapa.

Në garë morën pjesë 82 garues, 15 dolën nga shtegu. Rezultati i sotëm i tij ishte brenda kritereve olimpike, që nënkupton se Albin Tahirit i mjafton edhe një rezultat përafërsisht i tillë për të fituar normën olimpike Pekini 2022, në disiplinën e super sllallomit të madh.

Tahiri deri më tani ka plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme për normë olimpike në disiplinat e sllallomit dhe sllallomit të madh, ndërsa Arbi Pupovci në disiplinën e sllallomit.

 

Shpërndaje në: