Kështu duket fusha e ‘Fadil Vokrrit’ një ditë para ndeshjes kundër Suedisë

Kështu duket fusha e ‘Fadil Vokrrit’ një ditë para ndeshjes kundër Suedisë

Kombëtarja e Kosovës në futboll nesër mbrëma zhvillon ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës, në kuadër të Grupit B, kundër Suedisë në ‘Fadil Vokrri’.

Kombëtarja e Suedisë, së bashku – natyrisht – me Zlatan Ibrahimovicin tashmë ka ateruar në Prishtinë, ku është akomoduar një ditë para takimit, shkruan Periskopi.

Ka pasur shumë shqetësime në lidhje me gjendjen e fushës në ‘Fadil Vokrri’ pas reshjeve të mëdha të borës, por gjithcka u rregullua në kohë për miqësoren me Lituaninë, falë edhe mobilizimit të ‘Dardanëve’.

Sot, fusha duket në gjendje shumë të mirë, me borën që tashmë është larguar tërësisht nga territori i stadiumit.

Drejtori i ‘Fadil Vokrrit’, Benet Rezniqi ka publikuar foto të fushës sot, dhe e drejtë të themi se është një pamje krejt tjetër e asaj para 4-5 ditëve. /Periskopi.com/

May be an image of stadium and grass

May be an image of stadium and grass

May be an image of grass and stadium

Shpërndaje në: