Akil Gjakova humb në gjysmëfinale, e kërkon medaljen përmes repesazhit
Pas Laura Fazliut, edhe Akil Gjakova ka humbur në gjysmëfinale, dhe medaljen do ta kërkojë përmes repesazhit.
Akili u mposht në gjysmëfinale nga Tsogtbaatar Tsend-Ochir pas një pakujdesie të vogël dhe kështu, ai mbetet pa medalje.
Akili rrethin e parë e ka kaluar pa luftë, derisa në atë të dyta e ka mundur xhudistin, Keisei Nakano.
Në rrethin e tretë, Akil Gjakova e ka mposhtur me ippon malazesin, Marko Gusic, derisa në gjysmëfinale u kualifikua pasi e mundi armenin, Ferdinand Karapetian.
Megjithatë, nuk ishte dita e tij për më shumë dhe do të kërkojë medalje në evente tjera.