Cima ishte kërkuar nga Dinamo Zagrebi, por pastaj i kishte shënuar gol vetes për ta argëtuar publikun

Cima ishte kërkuar nga Dinamo Zagrebi, por pastaj i kishte shënuar gol vetes për ta argëtuar publikun

Artisti dhe ish-futbollisti i njohur kosovar, Rasim Thaçi – Cima ka vdekur gjatë ditës së sotme (e premte) në moshën 71-vjeçare.

‘Cima’ njihet si një artist i madh i vendit, por ai në të kaluarën ka qenë edhe futbollistë i disa skuadrave nga Kosova.

Vet legjenda e humorit ka deklaruar disa herë se gjatë rinisë së tij ka qenë pjesë e klubeve kryeqytetase, Prishtinës dhe Flamurtarit.

I ndjeri Thaçi shpeshherë në të kaluarën ka treguar se ka qenë futbollist i dalluar dhe i përkushtuar në ekipet e tij, edhe pse në kushte të vështira.

Në një intervistë të para disa vitesh për RTV Dukagjinin, Cima kishte treguar se ka qenë një futbollist mjaft i mirë i cili edhe ka shënuar mjaft gola.

Ai kishte shtuar se ka pasur oferta edhe nga Dinamo e Zagrebit, por sipas tij humori në shpirt që ka pasur nuk e ka lejuar të zhvillojë karrierë në futboll.

“Kam bërë gabime në fushë. I dhuroja topin portierit në momentin kur mundesha të shënoja. Mos serioziteti im në fushë më pengoi. Njëherë i dhashë vetes gol, vetëm për të bërë sensacion për publikun”, kishte deklaruar Cima.

Ndryshe, Rasim Thaqi nuk arriti të fitonte betejën me COVID-19 e cila edhe i mori jetën në Klinikën Infektive. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët.

Shpërndaje në: