Kundërshtarët e Kosovës jo në formën më të mirë: Spanja barazon me Greqinë, Suedia mezi mposht Gjeorgjinë

Kundërshtarët e Kosovës jo në formën më të mirë: Spanja barazon me Greqinë, Suedia mezi mposht Gjeorgjinë

Kundërshtarët e Kosovës në Grupin B të kualifikueseve për Kupën e Botës, Spanja dhe Suedia zhvilluan sonte ndeshjet e parapara në program në kuadër të këtij grupi.

Spanja nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 kundër Greqisë, me Alvaro Moratan që fillimisht kaloi iberikët në peërsi në minutën e 33-të, shkruan Periskopi.

Mirëpo, grekët barazuan në minutën e 57-të, përmes Bakasatas i cili realizoi nga penalltia.

Në anën tjetër, fitore minimale nxori Suedia me rezultat 1-0 kundër Gjeorgjisë, falë një goli nga Claesson në minutën e 35-të, i cili u asistua nga Zlatan Ibrahimovic.

Kujtojmë se Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Suedinë më 28 mars, para se të udhëtojë drejt Spanjës më 31 mars.

Sidoqoftë, kështu duket tabela e Grupit B pas ndeshjeve të sontme. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: