Majlinda Kelmendi jep dorëheqje nga bordi i KOK-ut
Majlinda Kelmendi është tërhequr nga bordi i Komitetit Olimpik të Kosovës.
Majlinda Kelmendi ka dhënë dorëheqje nga pozita e saj në kuadër të bordit të Komitetit Olimpik të Kosovës.
Gjatë mbledhjes së Asamblesë së Punës, para se të votohej presidenti i KOK-ut, Majlinda mbajti fjalim duke zyrtarizuar dorëheqjen e saj.
Kelmendi deklaroi dorëheqjen si anëtare e komisionit të sportistëve në bordin ekzekutiv të KOK-ut.
“Unë personalisht po jap dorëheqje nga kandidatura si anëtare e Bordit për shkak të angazhimeve të shumta që i kam, garave të shumta që i kam dhe normës olimpike që duhet ta arrij” , tha ajo.
Musa Hajdari u zgjidh si anëtar i bordit, si zëvendësim i Kelmendit nga anëtarët që ishin prezentë.