Andorrë-Shqipëri sonte: Këto janë formacionet e mundshme
Sonte (e enjte), Kombëtarja e Shqipërisë është mysafir i Kombëtares së Andorrës, ndeshje e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës.
Shqipëria shihet si favorite duke marrë parasysh edhe formën, ngase nuk dinë për humbje në katër ndeshjet e fundit.
Ndërsa, Andorra në pesë ndeshjet e fundit ka regjistruar katër humbje dhe vetëm një fitore.
Odise Roshi që është i lënduar që nga tetori, është i ftuar për ndeshjen, mirëpo pritet të nis nga stoli, derisa Sokol Cikalleshi dhe Rey Manaj të nisin nga minuta e parë.
Formacionet e mundshme:
Andorra (4-4-2): Gomes; Rubio, San Nicolas, Garcia, Cervos; Martinez, Pujol, Rebes, Monero; Vieira; Alaez
Shqipëria (3-4-1-2): Berisha; Ismajli, Gjimshiti, Veseli; Hysaj, Bare, Kallaku, Lenjani; Memushaj; Cikalleshi, Manaj
Ndeshja nis në ora 20:45.