Ujkani: Ishte ftohtë, falënderoj punëtorët që e pastruan fushën nga bora
Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore të thellë 4-0 ndaj Lituanisë në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, ka komentuar fitorën duke thënë se është ndarë jashtëzakonisht i kënaqur me paraqitjen e Mërgim Vojvodës në qendër të mbrojtes.
“Na kemi provuar me lujt futbollin sa më mirë, u kanë me rëndësi mos me pësu gola. Vojvoda si qendërmbrojtës ka luajtur shumë mirë. Gjithmonë mundemi me bë më mirë, Vojvoda ka lujt si qendërmnrojtës, jemi duke provuar sene të reja, djali është duke luajtur në pozitë të re, ka bërë disa gabime por janë normale, duhet të shpëtojmë njëri tjetri” – deklaroi ai.
”Besoj se u kanë shumë me rëndësi me ia fillu mirë këtij edicioni. E kena ni javë shumë të vështirë, i kena kundërshtarë dy top favoritë të grupit. Ka qenë ftohtë, po i falënderoj punëtorët që kanë arritur me rregullu fushën që me lujtë sa ma mirë.
”Kundër Suedisë do të japim maksimumin, normalisht na mungojnë shikuesit, por ne vazhdojna lujna dhe shpresojna se do të arrijmë një rezultat sa më të mirë.– përfundoi Ujkani.