Vedat Muriqi: Festa mbaron menjëherë, krejt sytë nga Suedia tash
Vedat Muriqi e ka komentuar triumfin 4-0 kundër Lituanisë sonte, në miqësoren që u luajt në ‘Fadil Vokrri’.
Dy gola nga Arbër Zeneli, një nga Vedat Muriqi dhe një tjetër nga Besar Halimi ia siguruan fitoren e thellë ‘Dardanëve’.
Pas ndeshjes, Muriqi e ka komentuar kështu fitoren:
”Vitin e kalum nuk patëm rezultate të mira dhe kjo fitore ishte shumë e rëndësishme që ta fillojmë me fitore këtë fushatë dhe ta ngrisim nivelin e atmosferës në grup. Tani festa mbaron sepse i kemi dy ndeshje shumë shumë të rëndësishme, pasi si fillon ashtu edhe mbaron. Shpresojmë që kundër Suedisë të marrim pikë të plota, por edhe në Spanjë nuk po shkojmë mu dorëzu, pavarësisht se është shumë e vështirë.”