Berisha: Nuk na lejohen gabimet kundër Andorrës, me vullnet për të bërë surpriza

Berisha: Nuk na lejohen gabimet kundër Andorrës, me vullnet për të bërë surpriza

Etrit Berisha foli si kapiten i ekipit në prag të ndeshjes së parë kualifikuese të Botërorit, kundër Andorrës në transfertë.

“Gardiani” kuqezi e ka të qartë se nuk lejohen gabimet ndaj këtij kundërshtari inferior në letër.

Si duket atmosfera në fillimin e kualifikueseve krahasuar me fundit e ndeshjeve të Nations League?

Ne kemi bërë detyrë të mirë në kualifikueset e kaluara dhe duhet të nisemi nga ai moment. Sidomos në ndeshjet e fundit kemi treguar futboll të mirë, duke marrë fitoret. Jashtë Shqipërisë kemi zhvilluar ndeshje të mira. Duhet të nisemi nga pikëpamja që çdo ndeshje është e rëndësishme. Nuk duhet të lejojmë gabime të rëndësishme.

Në ndeshje ne fundit me këtë kundërshtar kemi barazuar në Tiranë. A e keni analizuar atë takim?

Trajneri na ka treguar që gabimet që kemi bërë në atë ndeshje, kanë ardhur më shumë për mungesë përqendrimi. E kemi futur veten në vështirësi dhe kjo nuk na lejohet nesër. Është ndeshja e parë e duhet të kemi përqendrim maksimal. Kjo ndeshje duhet të na japë më shumë motivim për ndeshjet e ardhshme.

Pritshmëritë pas Nation League janë më të mëdha…

Morali do të jetë më i madh, duke patur parasysh se do të luajmë më vonë me ekipe më të mira dhe përgjegjësia do të jetë më e madhe. Kemi cilësi, por duhet të rritemi më shumë. Vullnetin e kemi të madh për të bërë surpriza, siç kemi bërë shumë herë.

Shpërndaje në: