Gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjen Kosovë-Lituani sonte
Ndeshjen miqësore ndërmjet Kosovës dhe Lituanisë, e cila zhvillohet sot (e mërkure) me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, do ta drejtojë gjyqtari elbasanas, Enea Jorgji, përcjell Insporti.
36 vjeçari nga Elbasani, i cili njëherit bartë edhe stemën e FIFA-së do të shoqërohet nga dy asistentë e tjerë nga Shqipëria, Denis Rexha dhe Dojanto MYftari, të cilët po ashtu mbajnë stemën e FIFA-së.
Gjyqtar i katërt në këtë takim do të jetë Visar Kastrati nga Kosova, i cili komplet katërshen e ‘këmishzinjëve’ nga FIFA që do ta ndajnë drejtësinë në këtë përballje.
Gjyqtar kryesor: Enea Jorgji
Asistent i parë: Denis Rexha
Asistent i dytë: Dojanto Myftari
Gjyqtar i katërt: Visar Kastrati