Kombëtarja U21 e Kosovës përgatitet për dy ndeshjet miqësore kundër Katarit

Kombëtarja U21 e Kosovës përgatitet për dy ndeshjet miqësore kundër Katarit

Kombëtarja U21 është duke vazhduar përgatitjet në Doha për dy miqësoret kundër Katarit, që do të zhvillohen më 26 dhe 29 mars.

Dardanët e rinj nën drejtimin e përzgjedhësit Michael Nees dhe stafit të tij po punojnë me përkushtim para këtyre dy sfidave që do t’u shërbejnë si test për ndeshjen e parë të ciklit kualifikues të Evropianit që do të zhvillohet në muajin qershor ndaj Andorrës.

Do theksuar se në këtë grumbullim në vend të Mark Marlekut, të cilin klubi i tij nuk e lejoi të udhëtojë për shkak të situatës me Covid-19 është ftuar Baton Zabërgja, derisa nga lista e publikuar më herët mungon edhe Adrion Pajaziti, cili po ashtu nuk arriti të udhëtojë për Doha, për shkak që masave antiCovid-19 që i ka vendosur shteti britanik.

Ndërkohë, përshtypjet e tyre rreth grumbullimit të parë me Kombëtaren U21 i kanë dhënë Arian Kastrati, Rilind Nivokazi dhe Altin Zeqiri.

Shpërndaje në: